Rusia i përgjigjet Shqipërisë: Nuk e shkatërruam ne konsullatën e nderit në Kharkiv

0
95

Rusia ka mohuar akuzat për bombardimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Më 7 mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi në Twitter se konsullata e nderit është shkatërruar nga bombardimet ruse:

“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here