Duma: Basha kërkoi kohë, besoj se do të japë dorëheqjen

0
115

Deputetja demokrate Grida Duma deklaroi mesditën e sotme se beson që Lulzim Basha do të japë dorëheqjen. Duma ështe e mendimit se Basha do të solidarizohet duke marrë parasysh edhe kohën që ka kërkuar.

Ajo ka thënë se është vendosur që të plotësohet kërkesa e Bashës për kohën që i nevojitet për të dhënë dorëheqjen. Deputetja demokrate shtoi se sa më shumë zvarritet kjo situatë, aq më shumë agravon ndjesitë e të gjithëve.

 

“Sa më shumë të zvarritet kjo situtatë, aq më shumë agravon ndjesitë. Besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje. Besoj se ka një solidaritet me kohën që ka kërkuar. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar dhe e shohin normale që të presin disa ditë. A ka kuptim të pritet? Të gjitha organet duhet të respektohet, duhet të tregohet kujdes nëse janë organet e votuara.

Kemi ardhur në një situatë që duhet të kemi në krye të punëve njerëz që përfaqësojnë votën e organeve të partisë. Nuk është mirë që të zvarritet procesi. Ato që janë lajme në media nuk përfaqësojnë Kolegjin e Kryetarëve. Duhet të kuptojmë një gjë. Partia që të jetë e madhe, duhet të ndalemi me këto cic-mice. PD bashkoi votat me Berishën, mesazh për Bashën? Ka pasur vota të Foltores që janë bashkuar për inceneratorët, çështjet e opozitës, ndahen nga opozita e PD”, tha Duma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here