Berisha: Shqipëria i është larguar integrimit në BE. Rama, përgjegjës i dramës së shqiptarëve

0
100

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria i është larguar procesit të integrimit, duke fajësuar qeverisjen dhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se e vërteta është se procesi i integrimit të Shqipërisë nga viti 2014 gjer sot u shndërrua në një horizont i cili largohej gjithnjë e më shumë nga Shqipëria dhe shqiptarët.

“Kjo në mënyrë absolute për shkak të qëndrimeve ndaj standardeve të BE-së, për shkak të politikave të jashtme, të cilat binin ndesh me ato të BE-së që ndiqte Shqipëria duke u endur nën mjegullnajat lindore, duke shndërruar në kryeqytet rajonal, në vend se të luftohej për Brukselin, luftohej për Beogradin, duke adaptuar projekte politike dhe jo vetëm si Ballkani i Hapur, projekt i cili i kundërvihej qartë Nismës së Berlinit, duke dhunuar standardet dhe parimet më themelore të një demokracie. Para së gjithash zgjedhjet e lira”, tha Berisha.

Sipas tij, në këto vite Shqipëria u largua me shpejtësi të madhe nga kriteret e Kopenhagenit, zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.

“Në këto vite Shqipëria zhdukur transparencën dhe sot pas 8 vitesh ajo ka një borxh sa mali i Dajtit i cili në çdo dimension ka korrupsionin. Rezultatet e progresit në 8 vite kanë qenë të kundërta me ato që kanë pritur shqiptarët. varfëria ekstreme është rritur 3-4 herë, varfëria e zakonshme disa herë, pavarësisht se borxhi i tyre është rritur në 103%. Në qoftë se u rrit me 4.4% në vitet 2005-2013, u rrit me 47% në 8-vjeçarin e mëpasshëm. Ku shkuan këto para, çfarë u bë me këto para. në tërësinë e tyre abuziviteti i tmerrshëm i administratës. Tendera me çmim të tetëfishtë, krahasuar me standardin europian, orendi zyrash, rindërtime ndërtesash, shpenzime kolosale me udhëtime dhe si përfundim shqiptarët nga qytetarë me rrogën mesatare më të lartë në rajon përfunduan me rrogën mesatare më të ulët. Dhe rroga është një kriter i pashpallur në procesin e integrimit”, u shpreh ai.

Berisha theksoi se politika e jashtme, klienteliste, e tëra në funksion të autokracisë.

“Më e dëmshmja është kjo rajonale. Një miqësi patologjike me sundimtarin e Beogradit, i cili për qëndrimet që mban ndaj gjenocidit, nuk do mund t’ia çelë absolutisht rrugën progresit të vendit të tij drejt BE-së. Ka një ndërgjegje Europa dhe kjo ndërgjegje nuk pranon dot mohimin e gjenocidit. Kjo ndërgjegje kërkon dënimin pa kushte të gjenocidit. Por ka një njeri që i bën tualet ditë e natë, një vasal që i bën Aleksandër Vuciçit dhe ky është Edi Rama. Edhe kur ai deklaron se për vendet e rajonit do respektojë kontratat. Ky mashtron shqiptarët dhe thotë miku im Vuçiç do zbatojë kontratat për shqiptarët.

Një ecuri e tillë është jo vendnumëro, por prapakthehu. Shqipëria nuk plotëson në mënyrë më absolute standardet. merrni reformën në drejtësi, a nuk e latë vendin 4 vite pa gjykata të larta dhe Kushtetuese. Do të thotë të asgjësosh shtetin ligjor. I bëtë për t’i kontrolluar, ja ku i keni tani, shikoni funksionimin e tyre, janë garanci për të mos ecur drejt BE-së. Por përveç këtyre, kjo maxhorancë dëshmon një arrogancë çnjerëzore të paimagjinueshme ndaj qyt shqiptarë. Një njeri që është përgjegjësi për të gjithë këtë dramë u deklaron me krenari shqiptarëve se nuk lëviz asnjë taksë.

Çdo vend i BE-së ka lëvizur taksat. Kanë hequr ose kanë reduktuar TVSH-në, kanë subvencionuar naftën që e trajtojmë me 4 taksa dhe 3 tarifa, sepse nuk i merr dot taksat në fusha të tjera dhe ka gjetur naftën për të dënuar shqiptarët. Ka gjetur miellin, vajin, a e dini se është trefishuar vaji i gatimit”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here