Plagosja me armë në Fier/ Kush është polici dhe 26-vjeçari që u konfliktuan

0
68

Zbulohen emrat e policit dhe 26-vjeçarit nga Levani që u konfliktuan mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Efektivi, i cili paraprakisht dyshohet se ka qëlluar në kushte vetëmbrojtjeje, është Shkëlqim Jahelezi, kurse 26-vjeçari, i plagosur është Daniel Braçi.

Policia njoftoi se rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të FIerit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Sakaq, Daniel Braçi duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Ky i fundit e ka kundërshtuar por Braçi ka dalë nga makina dhe ka nisur ta qëllojë policin me grushte në fytyrë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here