“Lulzim Basha është matrapaz”, Ristani: E ka bazuar gjithë veprimtarinë politike mbi përfitime pasurore personale

0
130

Komisioni i Rithemelimit ka vendosur shtyrjen e Kuvendit të 22 marsit për në datën 30 prill.  Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, në një intervistë në Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tregoi misionin e radhës të Komisionit të Rithemelimit.

Ristani: Komisioni i Rithemelimit i dalë nga Kuvendi i datës 11 dhjetor  2021 ka detyrë të drejtojë PD deri në Kuvendin e ardhshëm, i cili u shty për shkak të këtyre zgjedhjeve vendore për në datën 30 prill. Aksionet e Komisionit të Rithemelimit kanë të bëjnë me organizimin e partisë deri në mbajtjen e këtij Kuvendi të radhës.  Organizimet kanë të bëjnë me zgjedhjet nëpër degë, në formatimin e degëve të PD kudo në Shqipëri, në zgjedhjen e delegatëve të cilët do të përfaqësojnë demokratët në Kuvend. Më pas kur Kuvendi i radhës ët marrë vendimet e tij këtu merr fund veprimtaria e komisionit të rithemelimit për t’i lënë rrugën institucioneve statutore të PD-së.

PD e drejtuar nga Basha zbriti për herë të parë në 30 vite në vend të tretë pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të mbajtura më 6 mars në 6 bashkitë e vendit.

Zoti Ristani tha se parimet pas 30 vitesh duhet të jenë të qarta. Ai tha se ka vetëm një parim që ndërton demokracinë.

Ristani: Parimi që ndërton demokracinë është një dhe i vetëm, është vullneti i shumicës i bazuar mbi votën e lirë. Kudo ku ka shumicë dhe votë të lirë është e drejta. Ky është parimi që i ndan gjërat. Demokratët u mblodhën më 11 Dhjetor dhe bënë një Kuvend. Në zgjedhjet e 6 marsit shumica dhe vota identifikuan se kush është vullneti i shumicës dhe çfarë do shumica e PD-së. Në këtë kontekst Lulzim Basha është shkarkuar si kryetar në Kuvendin e datës 11 dhe ai nuk përfaqëson më PD që nga ajo ditë. Forcat kundërshtare të PD-së, fus këtu dhe kryeministrin Rama kanë tentuar dhe kanë vazhduar të tentojnë nëpërmjet bllokimit të Gjykatës dhe nëpërmjet marrjes peng të vulës.

Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike ndodhte në krizë pas vendimit të 9 shtatorit, kur ai vendoi të përjashtonte zotin Berisha nga Gupi Parlamentar. Zoti Ristani tha se Basha nuk ka lidhje me politikën.

Ristani: Lulzim Basha është një matrapaz dhe nuk është një politikan. Nuk ka lidhje me politikën, aq më tepër me sistemin demokratik që kemi ngritur. Demokracia është sistem rregullash i shprehur në Statut. Sipas Statutit të PD kryetari asnjëherë nuk ka pasur kompetenca vendimmarrëse, nuk merr vendim kryetari sepse është sistem demokratik dhe do të thotë që shumica merr vendim, nuk merr pakica. Ka qenë një vendim absurd, nul dhe rrjedhimisht ka sjellë turbullirë dhe konflikt, por nuk ka sjellë zgjidhje të çështjes. Them matrapaz sepse e ka bazuar veprimtarinë mbi përfitime pasurore personale që nuk kanë të bëjnë me PD./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here