“Uroj që kjo ditë të sjellë ndërrimin e narkoshtetit me rivendosjen e shtetit ligjor”, Berisha viziton panairin e Ditës së Verës në Elbasan

0
80

Lideri historik i opozitës, Sali Berisha ndodhet në qytetin e Elbasanit për të vizituar panairin e organizuar me rastin e Ditës së Verës.

Në një prononcim për gazetarët e gjendur atje ka uruar të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe ata mbarë shqiptarë për këtë festë, dhe gjithashtu ka mbështetur protestat e gjithë këtyre ditëve kudo në Shqipëri për të larguar “narkoshtetin” dhe për të sjellë shtetin ligjor.

“Është një rast sot për të uruar qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë. Gëzuar Ditën e Verës! Hirushen e festive tona kombëtare siç do ta quante Faik Konica. Uroj qytetarët e Elbasanit në veçanti të cilët kanë meritën e madhe se e mbajtën gjallë më shumë se gjithë të tjerët këtë festë të mrekullueshme dhe sot Elbasani me të drejtë konsiderohet nga çdo shqiptar kryeqyteti i festës. Uroj që për shqiptarët kjo ditë të sjellë ndërrimin e madh që ata presin me padurim, ndërrimin e narkoshtetit dhe rivendosjen e shtetit ligjor. Një urim të përzemërt kam për ata qindra-mijëra shqiptarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve rrugë dhe sheshet e qyteteve të vendit për të protestuar kundër një politike cinike, të pashpirt, e cila përdor hijet e luftës në Ukrainë si pretekst për të justifikuar rritjen dramatike të çmimeve dhe produkteve më jetike të qytetarëve.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here