Kërkesat e shoqatave të transportit/ Qeveria merr vendimin për çmimin e biletave të urbanëve dhe autobusëve ndërqytetas

0
124

Bileta për transportin publik në vendin tonë nuk do të ndryshojë, pas kërkesave të përfaqësuesve të shoqatave të transportit për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku deklaroi sot gjatë takimit me pensionistët se është vendosur që një nga pikat e rezistencës sociale të jetë kompensimi me 100 lekë për litër për të gjitha këto automjete për të kompensuar në këtë mënyrë nevojën që ata kanë shprehur për të rritur biletën.

“Ju duhet të dilni zot vetes për të lëvizur. Ju përdorni transportin urban. Ju nuk keni automjete. Ndaj ju jeni nga përdoruesit më të mëdhenj të transportit urban. Duhet të dini!

Në paketën e rezistencës ne kemi vendosur të kompensojmë të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë transportin urban dhe transportin ndërqytetas me një 100 lekë për litër duke kompensuar kështu nevojën që ata kanë shprehur për të rritur biletën.

Kështu që bileta e transportit urban në të gjithë Shqipërinë nuk do të ndryshojë”, tha Balluku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here