“Demokracia në Shqipëri u soll pas shumë dhimbjesh”/ Protestuesja: Ka burra që fitoren e korrën me luftë, tani po e shkatërrojnë me laps

0
88

Një qytetare e revoltuar tha gjatë protestës se shumë burra kanë luftuar për të korrur fitoren dhe për të vendosur demokracinë, ndërsa shton se qeveria kërkon ta shkatërrojë me laps.

Me këtë situatë, shton protestuesja, të rinjtë tashmë po ndiejnë të njëjtën dhimbje si paraardhësit tanë.

“U nisa nga shtëpia dhe e ndjeva të domosdoshme për t’iu bashkuar juve këtu. Nuk kam përgatitur asgjë pasi fjalët rrjedhin vetë. Ne të rinjtë po ndiejmë dhimbjen që kanë ndjerë paraardhësit tanë. Nuk ka pushtet pa popull. Harruan se kush i solli në pushtet. I harruan të gjitha. Kanë banuar këtu, këtu janë rritur. Të dhemb zemra po dole nga Tirana. Mora një taksi dhe i thashtë të më çojë në protestë, do bashkohem dhe unë më tha. Nuk më mori as lekët. Ky është populli shqiptar, ka burra trima që fitoren e kanë korrur me luftë, tani po e shkatërrojnë me laps. E di se çfarë do të thotë fjala demokraci. Fjala demokraci e cila u soll me luftë, u soll pas shumë dhimbjesh. Nuk dimë të flasim me gjuhën e urrejtjes” – tha e reja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here