Temperaturat e larta/ Ministri Demiraj: Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare

0
129

Situata me zjarret në të gjithë vendin, gjatë ditëve të fundit është bërë shqetësuese, edhe për shkak të temperaturave të larta. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj thotë se siguria kombëtare rrezikohet nga zjarrvënia e qëllimshme.

 

 

Teksa inkurajon strukturat që luftojnë me flakët për të shpëtuar pasuri dhe jetë njerezish, ministri Demiraj paralajmëron ashpër: “Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombetarë dhe përgjegjësit do të kapen e dënohen ashpërsisht”.

POSTIMI I MINISTRIT DRITAN DEMIRAJ
Të nderuar miq! I nxehti ka bërë që në vendin tonë për tashme dy muaj të ketë shumë zjarre. Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile, zjarrfikësit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkitë, prefekturat po punojnë natë e ditë për të vendosur situatën nën kontroll. Inkurajoj të gjitha këto struktura që po luftojnë me zjarret në cdo cep të territorit për të shpetuar njerëzit dhe pasurinë kombëtare.

Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombetarë dhe përgjegjësit do të kapen e dënohen ashpërsisht. DD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here