Gjermani – Steinmeier: NATO-ja duhet të rivendosë kontaktet diplomatike me Rusinë

0
136

GJER

 

 

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier, u shpreh sot se pret vendosjen shumë shpjet të kontakteve diplomatike të rregullta mes NATO-s dhe Rusisë, pavarësisht tensioneve mbi konfliktin në Ukrainë.

Gjermania prej kohësh ka kërkuar një rikthim të rregullt të dialogut me Moskën. Edhe gjatë mbledhjes së djeshme ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, u theksua dëshira për të mënjanuar incidente të rrezikshme si ai i rrëzimit të avionit rus nga Turqia, anëtare e NATO-s.

Steinmeier njoftoi gjithashtu se “sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, iu kërkua nga ministrat që të përgatitet për rivendosjen e Këshillit Nato-Rusi, që nuk është mbledhur në nivel diplomatësh që prej qershorit 2014”.

NATO-ja ndërpreu të gjitha bashkëpunimet praktike me Rusinë pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë vitin e kaluar, megjithatë disa kontakte politike dhe ushtarake janë mbajtur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency