Indrit Hoxha: Ata që mbështetën liderin e shkarkuar Basha duhet t’u kërkojnë falje demokratëve

0
255

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha e konsideroi kryedemokratin Lulzim Basha një politikan që është kthyer në komedian dhe që duhet të lirojë ambientet e selisë blu.

Duke folur në MCN Live Hoxha deklaroi:

Nuk ka dorëheqje të Bashës, është shkarkuar më 11 dhjetor, është shkarkuar gjithë Kryesia. Z. Basha ka 4 muaj i shkarkuar, ne duhet t’i kërkojmë lirimin e ambienteve të PD, ato i ka marrë peng. Nëse bota ka nxjerrë komedian që janë bërë politikanë, ai është politikan që është kthyer në komedian. Është bërë meme në rrjetet sociale”.

Hoxha tha se deputetët që sot i kërkon dorëheqjen Bashës duhet t’i kërkojnë falje demokratëve për gazin lotsjellës më 8 janar, duke shtuar se ata mund të pranohen në PD-në e Rithemeluar me kushtin që t’i nënshtrohen garës.

”Për mua përgjegjësia për rrënimin e PD është e barabartë me Bashën. Disa prej tyre deklarojnë dorëheqjen, nuk kanë ça dorëheqje japin se janë të shkarkuar. Po i kërkojnë dorëheqjen sepse e kuptojnë se me z.Basha mund të dalin forcë e gjashtë ose e shtatë, si Kujtim Gjuzi. Këta duhet t’u kërkojnë falje demokratëve që i pritën me gaz dhe shkopinj më 8 janar. Nëse këta kanë ambicie të jenë deputetë duhet t’u nënshtrohen primareve. Nëse demokratët i pranojnë do të jenë deputetë. Ata janë të mirëpritur, por kushti jonë i vetëm është t’i nënshtrohen garës. Emërimi është metodë komuniste, metodat komuniste në PD duhet të marrin fund.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here