Shpërthen Ylli Rakipi ndaj Yuri Kim: Kjo zonja të dalë dhe të na kërkojë falje, i përcaktoi qytetarëve se kush do ishte kreu i opozitës

0
191

Gazetari Ylli Rakipi, me tone të forta, i kërkon ambasadores së SHBA në vendin tonë, të dalë dhe të kërkojë falje.

Rakipi akuzon Kim se po përpiqet të zhdukë opozitën, duke mbështetur Lulzim Bashën.

Sipas tij, ambasadorja amerikane i thotë shqiptarëve se në krye të opozitës do të jetë ai që preferon ajo.

“Kjo zonja të dalë dhe të na kërkojë falje ne, se kjo përpiqet të mbyllë opozitën. Shiko sa interesante (në ekran shfaqet foto e Yuri Kim me Bashën) nuk është e mundur të më thotë mua ajo ti do të kesh kryetar opozite këtë. Opozita është edhe prona ime, ti Fevzi je nga themelues i opozitës. Nuk është kjo zonja të më thotë mua merr këtë derdimen dhe mbaje kryetar opozite. Ky është një derdimen, është një turp, që kjo të ndërhyjë dhe të thotë ky është kryetari i opozitës në Shqipëri. Dhe kjo zonjë duhet të mbledhë mendjen. Ky është turp”, u shpreh Rakipi.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here