Pano Soko: Sot zonja ministre me çfarë shkove në punë? Nëse ne ngulemi në shesh, ai nuk vjen më nga Dubai

0
117

Ekonomisti Pano Soko i është bashkuar protestës së sotme zhvilluar kundër rritjes së çmimeve. Ai u shpreh se kjo është një krizë e keqqeverisjes, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos ndalin protestat.

“Do e kalojmë krizën bashkë tha, po si bashkë morë, po ky nuk blen as naftë, as miell , as domate, këtij ja blejmë. Ore se këta të luajnë menç…Naftën ne e paguajmë vetë. Ajo tjetra thotë dil ecni në këmbë. Me falni sot zonja ministra me çfarë shkove në punë? Ka shkuar me Mercedez, po ne s’kemi lek të paguajmë naftën tonë dhe të asaj. Dhe dy muaj po të zgjasë nuk do kemi budallenj rrugëve se do të jemi të gjithë njësoj.

Thirrje për ata që marrin një thes miell për votën. mos votoni as hajdutët , se këta kështu e kalojnë gjithmonë me miell me vota,. Është edhe faji ynë. Nëse ne ngulemi çdo ditë në shesh, nuk vjen më nga Dubai ky që do ndajë krizën me ne. Kjo është krizë keqqeverisje , sepse ne e lejojmë. Ku ishim ne kur shkatërruam rafinerinë, ishim në shtëpi,. Qytetari në demokraci duhet të jetë vigjilent sepse hajduti nuk e harron zakonin…”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here