Studimi shokues: Femrave u pëlqen më shumë penisi i vogël

0
242

A ndjejnë kënaqësi më te madhe femrat me penis të vogël, se sa me të madh? Një studim i gjerë, i publikuar së fundmi, tregon se penisi mesatar është 13.1 centimetra, më pak nga sa ishte menduar më parë.

Studimi ka shkaktuar kaq shumë reagime në mediat britanike. Tani një burrë, me penis më të vogël se mesatarja, tregon se si është jeta me një “mik” të shkurtër.

Ant Smith, menaxher nga Londra, tregon ankthin që ka përjetuar nga penisi i vogël.

“Vitin e shkuar shkrova një poemë mbi ankthin për madhësinë e penisit. Ishte e dhimbshme dhe autobiografike, por sa e vështirë ishte që ta shkruaje, aq e rëndësishme dukej. Tani jam 48 vjeç dhe kam dekada që kam vuajtur nga ky ankth, edhe pse kam një martesë të lumtur”.

Partnerja ime është shumë e kënaqur nga fortësia e tij dhe më thotë gjithmonë se i jap një kënaqësi të jashtëzakonshme.

Ai thotë se penisi i tij është vetëm 10 centimetra dhe këtë ankth për çudi ka zbuluar se e kanë edhe të tjerë.

“Të tregosh të vërtetën, kjo të çliron. Ndaj e bëra këtë poemë,” thotë ai. Me muaj të tërë ai e ka performuar poemën e tij në ambiente të ndryshme në Londër.

“Më pas në shtator media më vuri re dhe nisa të jap intervista në mbarë botën. Krejt papritur, të gjithë po flisnin për atë mikun e vogël, që në fakt është një puntor shumë mirë”.

“Me mijëra meshkuj nisën të më kontaktonin. Aq shumë, sa nuk u ktheja dot përgjigje. Isha shumë krenar që e arrita këtë me anë të poezisë”. Tani ai ka iniciuar një festival për meshkujt me penis të vogël.

“Besoj se në një farë mënyrë, ky festival dhe kjo nismë e ka bërë botën më të mirë,” thotë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here