Çmimet fluturojnë, Rama bën fajtor luftën dhe flet vetëm për energjinë elektrike, harron naftën

0
133

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve, duke u ndalur tek fatura e dritave. Teksa pasditen e sotme është paralajmëruar një protestë për çmimin e naftës, ai shkruan se lufta po i ngre zgupthi çmimet dhe sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, ndërsa familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 Lek.

Ndërkohë që harron që në prononcimin e tij të flasë për rritjen e çmendur te çmimit të naftës në vend.

Ai bën thirrje të pyesin dhe të shikojnë çfarë bëhet në vendet fqinje.

“E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:
QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!
LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, shkruan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here