Pse Yuri Kim po ngre tezën se nga PD-ja duhet largohen si Berisha ashtu dhe Basha?

0
343
Ketë propozimin absurd që duhet të iki edhe Basha edhe Berisha, ku e kanë parë këta që u bënë deputetë me 0 kontribute në PD?
Nga PD-ja të largon vota.
Dhe Berisha tregoi që ka votat.
Që ka mbështetjen e PD-së.
Apo ngaqë Yuri Kim nuk ja arriti me mënyrën që të largojë Berishën tani kërkon të na mashtrojë se po largon dhe Bashën?
Kaq lart paskan shkuar pagesat e Kunatit?
Po jooooooo o mjeranë (citim z. Berisha).
Nga PD-ja të mban dhe të largon gara.
Nga PD-ja të mban dhe të largon VOTA e ANËTARËSISË.
Kur t’i kenë votat ashtu si dhe Berisha, mund të kenë moral e të flasin për Të dhe për PD-në.
Se nëse ata do kishit merakun e PD-së këtë veprim të sotim do ta bënin që me 9 shtator 2021.
Që atëhere kur nuk kishin kurajo të shkonin në bazë.
Ky hap pas 11 dhjetorit dhe 8 janarit nuk është tjetër veçse për interesa personale.
Se në 11 dhjetor nuk e morën seriozisht anetarësinë.
Se anëtarësisë kërkuan t’ja hiqnin këtë të drejtë.
I hoqën kutinë e votimit por anetarësia ështē mē e madhe se Vula e Selia.
Dhe Anëtarësia fitoi.
Fitoi mbi këta, që të vetmet gjëra që nuk kanë arritur janë fitoret me garë dhe me meritë.
Se në 8 janar u rreshtuan në krah të atij që mori në mbrojtje Policinë e Krimit të Ramēs dhe dhunoi me gaz dhe hunj demokratët.
Tani është për të vetmin fakt se 6 marsi ua mbylli karierën politike.
Dhe si do rifuten në lojë?
Të përjashtohen të dy është teza e fundit.
Made In Kim.
Po nëse kanë votat, le të futen në garê përballë Berishës.
Se edhe me Yuri Kimin në krah dolën të humbur.
Ndaj sot nuk kanë asnjë alternativë tjetër.
Të japin dorëheqje dhe të qepin gojën.
Minimalisht.
Nëse duan edhe te kandidojnë por jo të përjashtojnë askënd.
Se nuk e kanë këtë tagër.
Ndryshe kthehen në fotokopje të shëmtuar të Bashës e të Kim.
A mund të ma shpjegojë dikush teorinë se nga partia duhet të ikin edhe FITUESI edhe humbēsi?
Apo nuk dini se është teiri kineze? ?
Ps: Tani kujt i bie që të hajë bar? Apo të pijnë bar si ishte ajo punë?
/Nga Adriana Kalaja.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here