Dash Shehi: Basha duhet të ishte larguar që në 26 prill! Ka humbur zgjedhjet

0
115

Kreu i LZHK, Dash Shehi thotë se Lulzim Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD që në datën 26 prill 2021.

Në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv, Shehi tha se Basha ka humbur betejat elektorale dhe nuk ka se çfarë jep ë në PD.

“Isha i pari që thashë se zoti Basha duhej të largohej. Pse të largohej? Sepse ka humbur zgjedhjet. Në datën 26 prill duhet të ishte larguar vetë. Ky rrugëtimi i fundit sherrxhi që ka prodhuar një lloj drame brenda opozitës, vërtetë në datën 6 pati një fitore të Berishës, por është si e Pirros kjo, sepse raporti është 2:1. Ka fituar 2-shin ndaj 1-shit. Por të dyja grupet ishin 40% në zgjedhje, janë bërë 30-28% tani, po t’i heqim ca vota LSI-je. është rrudhur edhe më tej. Kjo tregon që procesi ka qenë vërtetë inovativ nga kjo pikëpamje, por është i dhimbshëm”, u shpreh Shehi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here