Rusia: Zelensky po na fut në ‘sherr’ me NATO-n, po provokon konflikt

0
112

Zelenski dëshiron që NATO të hyjë në Ukrainë dhe të nxisë një konflikt të armatosur me Rusinë, ka paralajmëruar Ministri i Jashtëm rus, duke iu referuar zhgënjimit të presidentit ukrainas me Aleancën e NATO-s.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Llavrov, deklaroi se presidenti ukrainas Zelenski është duke provokuar një konflikt mes Rusisë dhe NATO-s.

Lavrov: Deklaratat konsistente të zotit Zellenski nuk sjellin optimizëm. Ai ishte pak i vrazhdë me kuratorët e tij, duke i akuzuar ata për mosveprim. Dhe kam një pyetje, nëse ai ishte kaq i mërzitur që NATO nuk qëndroi krah tij, siç ai shpresonte, ai përsëri se shpresonte se zgjidhja e konfliktit do të vinte si rrjedhojë e përfshirjes së NATO-s në gjithë këtë histori dhe jo përmes negociatave po rezulton që ai ende vazhdon të provokojë konflikte.

Presidenti Zellenski më herët të shtunën u shpreh i zhgënjyer me NATO-n, sidomos për mos ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainë nga aleanca.

NATO deklaroi të premten se ajo nuk e konsideron veten si palë në konflikt, duke theksuar se aleanca nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë apo të çojë avionët e aleancës në hapësirën ukrainase.

Megjithatë NATO vijon të furnizojë Ukrainën me armë dhe premtoi se furnizimet do të rriteshin.

Lavrov gjatë konferencës për mediet të shtunën tha se ende nuk është vendosur një datë për raundin tjetër të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lavrov: Situata duket edhe më e çuditshme, ajo ngjan sikur të gjithë janë të interesuar për arritjen e një marrëveshjeje sa më parë, por nga ana tjetër duket sikur pala më e interesuar, ajo ukrainase, gjen pretekste për të shtyrë nisjen e takimit të ardhshëm. Furia e ushtrisë së Zelenskit tregon se ai nuk ka nevojë për bisedime me Moskën.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës po mbahen në Bjellorusi, me raundin e parë në 28 shkurt, të cilat u ndoqën nga raundi i dytë në 3 mars.

Gjatë raundit të dytë, palët arritën mirëkuptimin e përbashkët për të siguruar korridoret humanitare për evakuimin e civilëve, përfshirë dërgesat e ushqimit dhe ilaçeve, e cila filloi të zbatohej të shtunën megjithëse pjesërisht.

Pala ukrainase tha se një raund i tretë bisedimesh pritet të mbahet javën e ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here