Zhdukjet me forcë, ekspertët e OKB zbarkojnë në Shqipëri

0
181

Grupi i Punës i Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet me Forcë ose Kundër Dëshirës, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri në datat 5-12 dhjetor.

Sipas njoftimit për shtyp nga PNUD, gjatë këtij misioni, ekspertët e OKB-së do të shqyrtojnë masat e miratuara nga shteti shqiptar për parandalimin dhe çrrënjosjen e zhdukjeve me forcë, duke përfshirë çështjet që lidhen me të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimin e viktimave të zhdukjes me forcë.

Ky grup ekspertësh, i cili do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të qeverisë shqiptare, do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë, me të afërm të personave të zhdukur, me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të agjencive përkatëse të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Grupi i Punës përfaqësohet nga Krye-Raportuesja e tij aktuale, Houria Es-Slami, dhe nga  Henrikas Mickevicius.

Në përfundim të vizitës së tij delegacioni i Grupit do të zhvillojë një konferencë për shtyp. Nersa raporti përfundimtar për vizitën në Shqipëri do t’i paraqitet Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, në shtator 2017.

Grupi i Punës është themeluar në vitin 1980 nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, për të ndihmuar familjet në përcaktimin e fatit dhe të vendndodhjes së të afërmve të tyre të zhdukur. Ai bën çdo përpjekje për të vendosur një urë komunikimi midis familjeve dhe qeverive përkatëse për të garantuar që rastet individuale të hetohen, me synimin për të qartësuar vendndodhjen e personave, të cilët pasi janë zhdukur, përjashtohen nga mbrojtja që ofron ligji.

Grupi i Punës e ndjek trajtimin e çështjeve të personave të zhdukur deri në zgjidhjen e plotë të tyre dhe ofron gjithashtu ndihmën e tij në zbatimin nga shtetet palë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë.

Grupi i Punës për Zhdukjet me Forcë ose Kundër Dëshirës përbëhet nga pesë ekspertë të pavarur nga të gjitha rajonet e botës. Krye-Raportuese është Houria Es-Slami (Marok) dhe zëvendës i saj është  Bernard Duhaime(Kanada); anëtarë të tjerë janë  Tae-Ung Baik (Republika e Koresë), Ariel Dulitzky (Argjentinë) dhe  Henrikas Mickevicius (Lituani).

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here