Presidenti Meta në Maltë/ Arritje në arsim, së shpejti mundësohet njohja reciproke e diplomave dhe titujve shkencore me Shqipërinë

0
107

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Maltë teksa ka realizuar një takim me diplomatë, rektorin e Universitetit të Maltës, Prof. Alfred J. Vella dhe stafin akademik për të bërë të mundur sa më shpejt një bashkëpunim të frytshëm në arsimin mes dy vendeve.

Ai e bëri të ditur këtë detaj me anë të një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”, në të cilin theksoi se kjo marrëveshje mes vendit tonë dhe Maltës do të shërbejë në njohjen reciproke të diplomave dhe titujve shkencore si një mundësi e mirë për shkëmbime mes të rinjve.

Postimi i plotë:

“Falenderoj Rektorin e Universitetit të Maltës, Prof. Alfred J. Vella dhe stafin akademik për takimin shumë miqësor dhe të frytshëm.

Theksuam nevojën e nënshkrimit sa më parë të një marrëveshje mes dy vendeve tona mesdhetare për njohjen reciproke të diplomave dhe titujve shkencore si një mundësi e shkëlqyer për forcimin e lidhjeve mes të rinjve dhe të shkëmbimeve.

Me rëndësi vendosja e bashkëpunimit të ngushtë të Universitetit të Maltës me universitetet shqiptare në dobi të përshtatjes së kurrikulave, të rritjes së shkëmbimeve të studentëve dhe personelit akademik në kuadër të “Erasmus” dhe programeve të tjera me interes reciprok.

Nëse sot Malta është ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në botë është edhe falë nivelit konkurrues të arsimit dhe cilësisë së universitetit të saj.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here