Si mundet Vladimir Putin?/ BIRN: Thjesht pyesni gjermanët

0
112

Justifikimi i presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës nuk ishte shumë origjinal.

 

Siç kanë vënë në dukje të tjerët, pretendimi i tij se kjo ishte e nevojshme për shkak të “gjenocidit” të kryer kundër rusëve etnikë në rajonin e Donbasit, kujton strategjinë e Hitlerit për shkatërrimin e Çekosllovakisë demokratike në prag të Luftës së Dytë Botërore.

 

Hitleri kërcënoi se do të pushtonte Çekosllovakinë në mënyrë që ta përfshinte atë në rajonet kufitare të Rajhut me një popullsi gjermanishtfolëse. Ai nuk kishte pse të pushtonte, sepse krerët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë, me masakrën e Luftës së Madhe ende në kujtesën e të gjithëve, i pranuan kërkesat e tij në konferencën e Mynihut të vitit 1938. Megjithatë, brenda gjashtë muajve, nazistët shkelën Marrëveshjen e Mynihut, krijuan Protektoratin e Bohemisë dhe Moravisë në tokat çeke dhe krijuan një shtet kukull të pavarur sllovak. Hitleri më pas filloi të pretendonte një pjesë të Polonisë.

 

Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës filloi në një mënyrë të ngjashme, me pushtimin e Krimesë dhe krijimin e dy shteteve të mbështetura nga Kremlini në rajonin lindor rusishtfolës të Donbasit në vitin 2014. Kjo ishte një shkelje flagrante e Memorandumit të Budapestit për Garancitë e Sigurisë, sipas të cilit Ukraina, së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin, hoqën dorë nga arsenalet bërthamore që kishin trashëguar nga Bashkimi Sovjetik. Në këmbim, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhanë garanci se do të respektonin sovranitetin dhe pavarësinë e të tre vendeve brenda kufijve të tyre ekzistues.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here