VIDEO/ Dy traktorë ukrainas tërheqin 25 milion dollarë hekur

0
178

Pavarësisht se ka marrë në kontroll disa zona pas shtatë ditësh luftë, Rusia është duke pësuar humbje të mëdha në njerëz dhe logjistikë përballë ushtrisë vendase. Inteligjenca amerikane dhe britanike shprehen se tashmë avancimi rus është ndalur dhe forcat e Putinit po pësojnë humbje, të cilat sipas ukrainasve shkojnë në mbi 5 000 ushtarë të vrarë dhe 200 tanke të shkatërruar.

Herë pas here ukrainasit publikojnë edhe video nga tanket apo sistemet raketore anti-ajrore të Rusisë që po shkatërrohen në Ukrainë.

Në videon e mësipërme është një sistem raketor anti-ajror me rreze të shkurtër “TOR M2”, i cili ka një vlerë prej 25 milion dollarësh.

Mjeti është 34 ton i rëndë dhe është dashur që të tërhiqet nga dy traktokë ukrainas për t’u dërguar diku tjetër ku edhe do të çmontohet dhe shitet për skrap.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here