‘Trupat e Putinit janë demoralizuar dhe kanë pësuar humbje të mëdha’

0
134

Kievi i mbijetoi një tjetër nate me luftime. Ndërkohë trupat e Putinit janë të demoralizuara dhe kanë pësuar humbje të mëdha, tha një komandant ukrainas.

Sipas gjeneral kolonelit Alexander Syrsky, që është përgjegjës për mbrojtjen e qytetit, çdo përpjekje për të thyer qytetin ka dështuar.

“Situata është nën kontroll. Ne po tregojmë se jemi të aftë të mbrojmë shtëpinë tonë nga miqtë e paftuar,” tha ai.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se të paktën 5300 ushtarë rusë kanë humbur jetën, edhe pse ky numër është i paverifikuar.

Kurse Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pranuar për herë të parë se ka pësuar humbje, por nuk po tregon shifrat.

Mëngjesin e të hënës, Rusia ftoi të gjithë qytetarët të largohen nga Kievi, duke thënë se ka hapur një korridor të sigurt. Kjo ka shtuar frikën se bombardimet do të shtohen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here