Berisha: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO gjatë qeverisjes së PD e bëri Shqipërinë një vend të sigurtë

0
132

Lideri historik i opozitës, Sali Berisha dhe kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë Vorë, z. Lulzim Vrana po zhvillojnë një takim me banorët e Domjes.

Gjatë fjalës së tij, Berisha iu referua konfliktit në lindje, pas agresionit ushtarak nga Rusia drejt Ukrainës, duke deklaruar se falë anëtarësimit në NATO gjatë qeverisjes së PD, Shqipëria është e sigurt.

Ndër të tjera, ai u shpreh se Rama po mbron ende nismën “Ballkani i Hapur” teksa ish-kryetari i opzoitës është shprehur kundër kësaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here