VIDEO shokuese/ Momenti kur predha ruse bie mbi aeroportin ukrainas

0
144

Momenti kur aeroporti i një qyteti ukrainas në perëndim të vendit sulmohet me predha është kapur në kamera nga gazetari i Zërit të Amerikës në Ukrainë, Ostap Yarysh.

Sipas tij, predhat ruse bombardojnë aeroportin e qytetit Ivano-Frankivsk, një qytet që ndodhet vetëm 150 kilometra larg Polonisë dhe Rumanisë.

Në rrjetet sociale po postohen vazhdimisht foto dhe video të pasojave të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Moskës, po shënjestrohen vetëm bazat ushtarake dhe nuk ka viktima civile, por Kievi pretendon të kundërtën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here