Sulmi mbi Ukrainën, Papa: Mbretëresha e paqes e ruajt botën nga marrëzia e luftës

0
109

Nëpërmjet një letre, Papa Françesku i ka bërë apel të gjithë besimtarëve që me datën 2 Mars, që është edhe e mërkura e përhime, të bëhet një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë.

Papa Francesku: Ndjej një dhimbje të madhe në zemër për përkeqësimin e situatës në Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të javëve të fundit, po hapen skenarë gjithnjë e më alarmues. Ashtu si unë edhe shumë njerëz, në mbarë botën, po përjetojnë ankth dhe shqetësim. Edhe njëherë paqja e të gjithëve është kërcënuar nga interesa palësh.

Dëshiroj t’u bëj apel atyre që kanë përgjegjësi politike, që të bëjnë një shqyrtim serioz të ndërgjegjes përpara Hyjit, që është Hyji i paqes dhe do që të jemi vëllezër e jo armiq. U lutem të gjitha palëve të përfshira, që të heqin dorë nga çdo veprim që shkakton edhe më shumë vuajtje për popullatat, duke destabilizuar bashkëjetesën mes kombeve dhe duke diskredituar të drejtën ndërkombëtare.

E tani do doja t’u bëj apel të gjithëve, besimtarëve dhe jo besimtarëve. Jezusi na ka mësuar që marrëzisë djallëzore të dhunës t’i përgjigjemi me armët e Hyjit, me lutje dhe agjërim. I ftoj të gjithë që më datën 2 mars, e Mërkura e përhime, të bëjmë një Ditë agjërimi për paqen. Inkurajoj në mënyrë të veçantë besimtarët që në atë ditë t’i përkushtohen në mënyrë të ngulmët lutjes dhe agjërimit.

Mbretëresha e paqes e ruajt botën nga marrëzia e luftës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here