Qetësohet situata në SHBA;”sëmundja” e Clinton, asgjë për tu shqetësuar

0
201

Hillary Clinton nuk vuan nga asgjë tjetër përveç se një pneumonie dhe do të kthehet gjatë javës në fushatë, ka deklaruar sëfundmi zëvendësi i fushatës së saj.

Deklarata ka ardhur pas konfuzionit të krijuar në publik mbi shëndetin e kandidates demokrate. Njoftimet e mëparshme thanë se Clinton u diagnostikua me pneumoni, ndërsa mjeku i saj sqaroi se kandidatja demokrate vuante prej disa ditësh nga komplikacioni i mushkërive.

Lajmi se Clinton ishte sëmurë u bë publik vetëm pas gjendjes së të fiktit që pësoi të premten gjatë ceremonisë përkujtimore të viktimave të 11 Shtatorit.

Më herët stafi i kandidatës demokrate për president njoftoi anulimin e fushatës së radhës në Kaliforni, nisur nga gjendja jo e mirë shëndetësore e 69-vjeçares. Pamjet kur Clinton-it i bie të fikët dhe mbahet përkrahu nga shoqëruesit e saj, bënë xhiron e mediave në botë, duke ngritur sërish shumë pikëpyetje rreth gjendjes shëndetësore të saj. Kandidatja demokrate është operuar në vitin 2012 pasi kishte pësuar një mpiksje të gjakut.

Më herët, rivali i saj Trump është shprehur se Clinton nuk është në gjendje fizike dhe mendore për të shërbyer si presidente. Por stafi i fushatës së saj akuzoi miliarderin amerikan për “konspiracion”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency