Berisha: Ky Kuvend ka kapitulluar para Rusisë njësoj si Serbia

0
104

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, reagoi në median sociale, përpara Kuvendit, por edhe në foltoren e sallës plenare për sulmin rus mbi Ukrainë.

Berisha, që ka insistuar vazhdimisht që të miratohet një rezolutë kundër agresionit rus, tha se parlamenti ka kapitulluar. Sipas tij, përgjegjës është Edi Rama, të cilin e quajti vasal të Serbisë.

“Dënoj qëndrimin kapitullues të këtij parlamenti, të turpshëm, të paimagjinueshëm të një vendi anëtar të NATO-s, që nuk miratoi një rezolutë për të dënuar agresorët, për të dënuar Rusinë që është nismëtare e Luftës së Parë Botërore.

Iu bashkëngjit Hitlerit me paktin Ribentrop-Molotov me pushtimin e Polonisë dhe nis tani e vetme pushtimin e një vendi të pavarur dhe sovran.

Shqipëria dhe ky parlament mban të njëjtin qëndrim si Rusia e vogël apo ndryshe Serbia.

Si mund të justifikojë këtë qëndrim ky parlament ndaj një vendi që historikisht u ka bërë shqiptarëve, të këqijat më të mëdha të kohërave.

Kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit. Si ka mundësi? Atje po bien bomba mbi njerëzit e lirë dhe të pafajshëm dhe ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët për dënimin e këtij agresioni të pashembullt. Kjo është histori turpi, histori kapitullimi. Nastyrisht ka një përgjegjës dhe ky është Edi Rama, vasali i Vuçiçit.

Solidaritet me kombin ukrainas! Vdekje për pushtuesit rusë!” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here