7 Marsi/ Artan Fuga: Mos pranoni sutiena apo …

0
190

Edhe këtë vit profesori Artan Fuga ka të njëjtën këshillë për mësuesit. Në 7 mars ata nuk duhet të pranojnë asgjë më shumë se lule, kartolinë apo një punim dore.

Fuga shprehet se rrjepja e prindërve dhe mësueseve është e patolerueshme dhe Ministria e Arsimit nuk duhet të mbyllë sytë para kësaj.

Ja reagimi i plotë i Artan Fugës:

7 marsi, dita e mësuesve të përkushtuar, jo ditë takse ndaj nxënësve dhe familjeve të tyre

Nesër është 7 marsi.

E kam merak ta përsëris çdo vit. Të gjitha ato mësuese apo mësues që pranojnë nga nxënësit më shumë se një duartrokitje, një tufë lule, një kartoline, hajde një libër, a një punëdore të vogël bërë në shtëpi, pra simbole të kesaj natyre, por pranojnë edhe sutiena, mbathje, byzylykë, zarfe me lekë, deodorante, servise pjatash, vathë, orë, kepucë, kompjuterë, telefona celulare, etj.

Bëjnë korrupsion, abuzojnë me detyrën, plaçkitin familjet, krijojnë pabarazi mes nxënësve, dhe veç kësaj tregohen hajdutë, të poshtër dhe bëjnë maskarallëk.

Ndërkohë prej dy shekujsh ministria e përndershme e Arsimit fle dhe mbyll sytë ndaj kësaj dukurie të turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje të nxënësve dhe të familjeve të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here