Ambasadori amerikan në Danimarkë dhe Yuri Kim në Shqipëri!

0
269
Nga Ylli Manjani
Kush është Ambasadori Amerikan në Danimarkë?!
Ja, si e ka luftuar korrupsionin atje.
Dac fare e ka bërë! Pa reforma e pa SPAK-llëqe…
Yuri Kim këtu na ka degdisur në fund të listës së vendeve të NATOS. Megjithë reformën me famë botërore në drejtësi kemi rrëshqitur edhe 6 vende më poshtë… Në fund ishim edhe më parë, por eehe aty në fund rrëshqasim edhe më në fund! Nuk na kap dot askush…
Se ne Yurin kemi për këto punë, pra për të na luftuar korrupsionin. Kështu thonë ata që na dërrdëllisin në FB.
U këput korba duke luftuar korrupsionin, por spo i ka dukë punë hiç…!
Si i bëhet ta zëvendësojmë me Yurin me këtë që është në Danimarkë?! Ose me atë që është në Norvegji?!
Ose qoftë edhe me atë që është në Sllovaki, apo Turqi… me cilindo që është në këtë listë fundja..
*****
Ja pra ky është rezulzati i luftës së Yurit, që ambasadorokratët e mbrojnë me aq zell.
Apo nuk ka faj ajo- do thonë në këtë rast.
Edhe unë ashtu them, që Ajo ska as punë me këto gjerat tona e as faj. Por ata e duan se sbën në krye të luftës kundër korrupsionit!
Tani ti bëjnë vend kësaj renditje se ja kanë varur në qafë Yurit!
Edhe Yuri e mban pa problem…
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here