Tentativa  e grabitjes së bankës, Anila Hoxha: Autorët kishin informacion të saktë, u gjetën prova

0
106

Gazetarja Anila Hoxha deklaroi se autorët të cilët po gërmonin poshtë tunelit në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë për të grabitur bankën e nivelit të parë kishin informacione shumë të sakta.

 

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake up’, Hoxha shtoi se ata duhet të kishin harta ose informacione të sakta pasi tuneli ishte shumë i vështirë, duke e përshkruar si rrjetë.

 

‘Ata kanë pasur informacion shumë të saktë, e dinit ju që kishte tunele poshtë? Ne kur zbritëm humbëm, pasi tunelet ishin si rrjetë, duhet të kishe informacion dhe hartë, të dije distancën.

 

Të dije se ku do dilje, bazuar në këtë informacion, ato dyshohet se mund të kishin edhe informacion. Ata kanë punuar sistematikisht, pas një muri betoni ata nisën gërmimet e më pas fillonin të krijonin qëllimin e tyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here