Shqipëria me çmimet më të larta në rajon, Meta: Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve

0
99

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e çmimeve në vendn tonë. Në një postim në rrjetet sociale Meta shkruan se ky fenomen po dëmton seriozisht ekonomitë familjare dhe thellon më tej varfërimin e shqiptarëve.

Më tej Meta në reagimin e tij shprehet se është koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve.

Meta kërkoi nga institucionet shtetërore përgjegjëse që jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve.

Postimi:

KOHA PËR NJË POLITIKË TË PËRGJEGJSHME EKONOMIKE NË INTERES TË QYTETARËVE.
Çmimet në vend vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve.
Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5.0%, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9%. Ndërkohë sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares europiane.
Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve.
Mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqënies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here