Edi Rama: “Jam krenar për impiantet e Fierit dhe Elbasanit”

0
184

Kryeministri Edi Rama, është thirrur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e dëshmitarit.

Rama u pyet për akuzat ndaj Lefter Kokës dhe deklaroi se ai akuzohet për veprime individuale, që nuk lidhen me vendime të qeverisë.

“Ish ministri nuk është i akuzuar as për ndonjë mbledhje qeveria, as vendim qeveria, as për aferë. Ai është nën akuzë për korrupsion që individualisht ka kryer me palën tjetër. Lidhja midis mbledhjeve, vendimeve, funksionimit të të gjithë zinxhirit me akuzën e ish ministrit, është abuzive. Nuk ka lidhje fare. Ajo është një marrëdhënie që dyshohet dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion.

Kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, impaintet nuk janë ndërtuar, kjo nuk do të thotë që revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Europës, në një vend që nuk mbytet nga plehrat, nuk ka shkuar përpara falë të gjithë këtyre vendimeve.

Unë jam në dijeni që në Elbasan dhe Fier janë ndërtuar dy vepra për të cilat unë jam krenar”, deklaroi Rama. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here