Ambasadorja amerikane, sponsor dhe faktor politik i zgjedhjeve të 6 marsit

0
273
Nga Valentin Lumaj

“… prandaj dorëhiqu sa më pare zonja ambasadore. Bëje për nderin e popullit amerikan. Në mos e bësh këtë, të paktën hiq dorë nga përfshirja në fushatën zgjedhore dhe jeta e partive politike, hiqu qafe demokratëve konservatorë shqiptarë, mbasi jë bërë një barrë e padurueshme për ta”.

Shqipëria, nga që është një vend i vogël, kjo është arsyeja ndoshta që Departamenti i Shtetit degron atje ambasadorucë, të cilët dukshëm nuk janë të aftë që të përfaqësojnë me dinjitet kombin e madh amerikan dhe që nga padituria, naiviteti apo nga djallëzia, shkelin hapur mbi konventën e Vjenës, sipas rregullave të së cilës ata duhet të operojnë. Më e vogla ndër ta, jo fizikisht, ambasadorja Kim, po i bën një dëm të madh mardhënieve te shkëlqyeshme shekullore shqiptaro-amerikane.

Duke analizuar deklaratën e saj të djeshme me pyetjet retorike drejtuar kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë”, nga konteksti kuptohet qartë se në konceptin politik dhe diplomatik të ambasadores Kim, koncept ky më shumë alla-Rus apo alla-Kinez dhe kurrsesi amerikan, një kandidat për një bashki, mëgjithëse i zgjedhur me primare nga anëtarësia, duhet të jetë i varur nga një sponsor, kur të zgjidhet duhet të jetë pronë ose peng i dikujt, duhet t’i ketë borxh dikujt dhe domosdo duhet të jetë i pëlqyeshën nga Shtetet e Bashkuara. I kujtoj zonjës KIM se shqiptarët nuk i hanë keto dokrra, ata nuk janë popull i Azisë Lindore as i Lindjes së Largët. Le të shikojë pak më larg se tek hunda e saj. Shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Evropës, me formim dhe kulturë të lashtë. Kanë qenë varfëria, nevoja, zullumi dhe tradhëtrët e tipit Rama-Basha që shiten tek të huajt, shkaqet pse shqiptarët kanë kaluar shumë trauma shoqërore. IShqiptarët janë nteligjentë, dhunti të cilën ua ka dhëne Zoti dhe i tejkalon djallëzitë e cicërimave tua.

Prandaj, një shqiptar i lirë, jeta e të cilit nuk varet nga politika e as nga një vizë për në Amerikë, por nga puna dhe djersa e ballit, i indinjuar thotë: “po ç’dreqin do kjo ambasadorja e SHBA-ve që më tregon mua për kë të votoj??!! Nëse kjo është Amerika, atëherë nuk e dua fare”. 

Rasti i saj i ndërhyrjes së në punët e brendshme të Shqipërisë, aq më keq përfshirja e saj si sponsor dhe faktor politik ndoshta më i fortë se edhe vetë partitë në një fushatë zgjedhore është flagrant dhe skandaloz. Reagimi qytetar duhej të jetë përtej kufijve të deklaratave. Një notë proteste masive drejtuar Presidentit Biden, pasi t’i ankohesh Blinken-it është njësoj sikur ti ankohesh Soros-it, apo edhe një protestë fizike në bulevard, nuk do t’ja kalonte anormalitetit të sjelljes së ambasadores.

I kujtoj Ambasadores Kim se Partia dhe administrata që ajo perfaqëson sot, me akuza falco për kontakte me rusët arritën të shkarkonin Këshilltarin e Sigurisë Kombëtarë amerikane Gjenralin Flynn, perndoqi padrejtësisht dhe kërkoi shkarkimin e Presidentit Trump për gjoja një influencë ruse në zgjedhjen e tij. Ndërsa deklaratat dhe influenca e saj nuk ka nevojë për investigim, eshtë e hapur në faqe të botës. Dhe ajo akoma vazhdon të jetë ambasadore??!! Po ky është skandal. Në fund të fundit, çfarë po i lë mangut ambasadorja e SHBA-ve, ambasadorëve rusë të Putinit në Ukrainë, Serbi, Mal të zi, Bosnjë e gjetkë për influencën e tyre në prëzgjedhjen e drejtuesve politikë të vendeve tjera?!

Po ashtu më kujtohet kur gjatë fushatës elektorale 2020, ambasadorja Shqiptare në SHBA doli hapur me një deklaratë duke mbështetur kongresistin Eliot Engel. Megjithëse Eliot ishte mik i hershëm i shqiptarëve, unë si shumë shqiptarë këtu e dënuam këtë deklaratë të ambasadores, si perfshirje në zgjedhjet amerikane të një trupi diplomatik dhe kërkuam madje dorëheqjen e Ambasadores shqiptare. Pesha e fjalës tuaj në Shqipëri znj. Kim, është shumë me e madhe se e Ambasadores shqiptare në SHBA, por ligji elektoral, ai shtetëror dhe Konventa e Vjenës janë të njëjtë për të gjithë. A nuk thua vetë dhe në mënyrë të përsëritur se askush nuk është mbi Ligjin?! Prandaj dorëhiqu sa më pare zonja ambasadore. Bëje për nderin e popullit amerikan. Në mos e bësh këtë, të paktën hiq dorë nga përfshirja në fushata zgjedhore dhe jeta e partive politike, hiqu qafe demokratëve konservatorë shqiptarë, mbasi jë bërë një barrë e padurueshme për ta.

Shqiptarët duhet ta dijnë se zonja Ambasadore, me qasjet dhe veprimet e muajve të fundit në Shqipëri, nuk përfaqëson vlera demokratike apo standarte Amerikane. Neve si shqiptaro-amerikanë, ajo na ka lënë gojëhapur sa herë ajo ka hapur gojën sidomos me deklaratat e saj të njëanëshme politike dhe rreshtimi i saj perkrah Ramës dhe Bashës.

Meqenëse jam jashtë vorbullës së pasioneve dhe interesave politike shqiptare, dhe flas nga “një qiell i kthjellët” dhe me mendje të kthjllët, duke përcjellur gjithashtu edhe një perceptim të Diasporës këtu, më është krijuar bindja se Ambasadorja Kim, më shumë se për t’i shërbyer forcimit të mardhënieve midis dy kombeve tona, avancimit të proceseve demokratike, denoncimit të krimit dhe korrupsionit aktual në Shqipëri, si misioni real për të cilin ajo paguhet, pa asnjë kënaqësi e them, se ajo dukshëm se ka një mission të veçantë, atë për të mpirë opozitën shqiptare, me qëllim që t’i krijojë një terren të butë qeverisë aktuale të Ramës për një mandat të plotë apo edhe më gjatë.

Ka gati një vit që përfaqësues të departamentit të Shtetit spekulojnë se udhëheqësi hisorik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, qenka i korruptuar. Fakti është se unë dhe shqiptarët deri më sot kemi dëgjuar me dhjetra herë vëtem non-gratën nga goja e tyre por faktet nuk po i shohim e as po i degjojmë kund, jo vetëm ne, por as të zgjedhurit amerikanë në Kongres.

Edi Ramës, Lul Bashës dhe sponsorit të tyre Yuri Kim, ju ka mbetur ora tek non-grata, por sot janë të paktë janë ata që besojnë se Berisha u shpall i padëshirueshëm për korrupsion. Zonja ambasadore, nëse dëshiron që të kesh pak kredibilitet ndër shqiptarët, atëherë thuaje një fjalë për kanabizimin e Shqipërisë dhe kriminalizimin e jetës së shqiptarëve, thuaje një një fjalë për raportet e Departamentit të Shtetit për nivein e lartë të korrupsionit në shtetin dhe shoqërinë shqiptare në 8 vitet e fundit, thuaje një fjalë për ngritjen e Shqipërisë në renditjen për korrupsion sipas Transparency International, na thuaj diçka për mbështetjen e vazhtueshme që i jep Kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj apo zyrtarëve të lartë të korruptuar të Partisë Socialiste, thuaje një fjalë për korrupsionin qeveritar, për skandalin e incenereratorëve apo për ministrat e një-pas-njëshëm të akuzuar apo dënuar të qeverisë Rama.

Nuk po të kërkoj të na thuash se përse e sulmon Berishën, atë çështje e kemi të qartë, por na thuaj një fjalë se përse haptazi mbështet Bashën, kur je e bindur se Basha është një humbës serial, që nuk përfaqëson shumicën e Partisë Demokratike dhe aq më pak opozitën, i cili me votë të ndershme kurrë nuk mund të vijë në pushtet. A mos ndoshta kjo është arsyeja, për të mbajtur opozitën përgjithmonë në opozitë?! Derisa nuk e hap gojën për këto, atëherë, të lutem të mbyll gojën për zgjedhjet apo se për kë të votojnë shqiptarët.

Megjithatë, shqiptarët duhet të durojnë edhe pak, t’i rezistojnë këtij presioni globalist. Te majtët, të cilët si në Shqipëri, ashtu edhe në Amerikë, janë në pikun e “pllenimit”. Por jo për shumë gjatë. Vlerat njërëzore, nacionalizmi, familja, liria dhe konservatorizmi do të triumfojnë përsëri shumë shpejt. Republikanët amerikanë dhe Presidenti i ardhshëm Trump, janë shpresa jo vetëm e popullit amerikan dhe atij shqiptar, por edhe shumë popujve të botës, për shuarjen e konflikteve dhe krizave që administrata socialiste e Biden ka krujuar kudo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here