Ishte me pushime, bie nga ballkoni dhe vdes ambasadorja italiane në Australi

0
143

Ambasadorja italiane në Australi Francesca Tardioli ka ndërruar jetë në Foligno të Italisë, ku ndodhej për disa ditë pushime. 56-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga tarraca e shtëpisë së saj, ku në atë moment ndodhej e vetme. Një familjar që jeton në të njëjtin pallat ka dhënë alarmin dhe ka kërkuar ndihmë.

Ambasada italiane në Canberra është në zi. “Vajtojmë vdekjen e parakohshme të ambasadores Francesca Tardioli”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit në rrjetet sociale.

Ministria e Jashtme kujton gjithashtu diplomaten përmes një postimi në Twitter: “Me trishtim të pafund, Farnesina vajton vdekjen e Francesca Tardioli, ambasadores së Italisë në Canberra, dhe bashkohet me dhimbjen e të dashurve të saj. Ne do ta kujtojmë me dashuri për profesionalitetin e saj të admirueshëm dhe cilësitë njerëzore: diplomate dhe shërbëtore e madhe e shtetit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here