Presidenti Meta homazhe për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Bardhyl Londo: Ka lënë një trashëgimi frymëzuese për të gjithë, sidomos për të rinjtë

0
61

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në homazhet në nderim të poetit dhe ish-deputetit, Bardhyl Londo.

Kreu i shtetit vleresoi lart figuren e shkrimtarit dhe tha se “ka lënë një trashëgimi përherë të gjallë dhe frymëzuese për të gjithë e sidomos për të rinjtë”.

“Është detyrim për t’i dhënë lamtumirën e fundit sot një poeti, shkrimtari, intelektuali briliant e patriot si Bardhyl Londo.

Jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave, intelektual i jashtëzakonshëm si ai ka lënë një trashëgimi përherë të gjallë dhe frymëzuese për të gjithë e sidomos për të rinjtë.

Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën dhe ka qenë një intelektual i moderuar dhe ka shërbyer si një urë për të bashkuar e për të nxitur dialogun” tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here