Plehrat/ Rama dorëzohet, shitjet kanë nisur, mos telefononi më në 0682030272…!!

0
340
Nga Basir Çollaku 

Përse po distancohet me nxitim Edi Rama dhe mazhoranca nga të pandehurit e mundshëm dhe të shumtë të inceneratorëve?? Është i dashuruar me drejtësinë?? Jo, jo. Larg atij stani qëndron ai. Nuk e ka këtë qelizë në trup.

Diçka ka ndodhur! Sepse dimë arrogancën e sjelljes, përdorjes, urdhërave të dhunshme ndaj prokurorëve, policëve dhe gjykatësve.

Po kujtojmë pak, rastet ndryshe. Janë pikante dhe publike.

Ndryshe nga rasti i Vangjush Dakos kur akullorja ishte sido që të ndodhte një supermik i Edi Ramës!!

Ndryshe nga Sajmir Tahiri, që akuzat përralla me mushkonja hashashi, e përgjime koti të antimafias italiane, sipas kreut qeveritar, nuk e cënonin ministrin më të suksesshëm të qeverisë së Edi Ramës.

Ndryshe nga Fatmir Xhafa kur përgjimet për të vëllanë Geron Xhafa, si të përzjerë në trafikun e drogës, na qënkërkan përralla mediatike.

Ndryshe nga rasti për Taulant Ballën, Rrahman Rrahjan, Artur Bushin, kur kamerat në postën e policisë në Fushë Krujë, të cilat Rama i kishte parë dhe asgjë nuk kishte nëpër to.

Ndryshe Elvis Rroshi qelibari i partisë i dënuar për vepra të rënda penale, krahaqafej i mbrojtur nga Edi Rama.

Ndryshe nga dosja 184 ku gjysma e qeverise ishte në babzi blerje votash dhe Bild  nxori zullumin e mafies dhe ortakërinë e saj elektorale me pushtetin, e Rama sokëllinte keqas, se këto ishin sajesa prokurorësh antiqeveri.

Viti ndryshe nga halli.

2022 ka sjellë një Ramë tjetër, tek përpiqet te sajdiset drejtësidashës së paku publikisht. Diçka i ka ndodhur.

Plehrat janë orteku.

Lefter Koka në qeli dëgjuam një Ramë të zbutur pa dëshirë, por priste përgjegjësinë individuale të përballej me drejtësinë.

Me gjithë duart e zgjatura pas dënimit ndonëse pak komik të Sajmir Tahirit, leçiti para medieve se nuk komentonte vendimet e gjykatave.

Për ministra, sekretarë të përgjithshëm, deputetë, kryebashkiakë, Ahmetaj, Gjiknuri, Subashi, Veliaj, Agaçi, duket se Rama i dikurshëm nuk ekziston më. Për Zërin e Amerikës pohoi në Uashington se kush ka ngjyer gishtin në korrupsion, në fakt aty kanë hyrë këmbë e duar, të përballeshin me drejtësinë.

E qortoi jo rastësisht Erion Veliajn, kur ai u trimërua si urdhërues i Prokurorisë për të konkuruar Krishtin dhe Muhametin.

Rama do të shesë.

Nuk mbron dot më.

Jo se nuk ka dëshirë. Por sepse ka frikë. Ka marrë mesazh njëlloj si shumë të tjerë. Nëse tenton të mbrosh të pandehurit, vetëbëhu gati…

Rradha është e gjatë. Horizontalisht. Qetësia juridike në klasën politike, mazhorancë dhe opozitë është arratisur. Paratë nuk janë rehatuar, janë në shënjestër. Ndaj qetësia fodulle e mazhorancës është fort e alarmuar. Plehrat do të jenë testi i provës për të mbyllur tranzicionin.

SPAK ka pak Prokurore e shumë pak potenciale, e brenda tyre ka dhe butake. Por edhe ata, e dinë se çfarë do të bëjnë. Kjo reformë është e re sepse ka një të re brenda. Drejtesia e re, nuk ka te gjitha zyrat në Tiranë. Për mirë dhe për keq..

Ciklopi i tha Odisesë, pasi rrëkëlleu pijën që shijoi fort…

Ty do të të bëj një nder, do të të ha të fundit…

Por nuk i premtoi se do e linte pa e ngrënë…!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here