Berisha: Lul Brava e çoi PD-në nga humbja në humbje, asnjë votë për të

0
76

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, denoncoi nga Maqellara e Dibrës sërish aferat e Lulzim Bashës me Edi Ramën, duke nisur nga skandali i Toyota Auris.

Berisha u bëri thirrje dibranëve që të mos i japin asnjë votë kandidatit të Bashës.

“Aferat e tij me Ramën janë të tmerrshme në Portin e Durrësit, janë të tmerrshme në selinë që e mbrojti me gaz, ku do ndërtohet Parku i 4 Hajdutëve. Në këto rrethana, Edi Rama me policë dhe gjykatës i jep atij logon e PD dhe kujton se do mashtrojë demokratët.

Ka sjellë një kandidat, pas të cilit shkon përditë Naimi. I them Naimit që bën shumë gabim: shkelmon mbi investimin tënd dhe familjes tënde të mrekullueshme. Sepse vëllai i tij ka qenë një dibran, një patriot i vërtetë. Edhe Naimi punon dhe e kam mbështetur, por t’u thuash dibranëve që duhet mbështetur Basha se është dibran, çfarë dibrani është ai? Ai nuk shkoi në takimin e dibranëve. Ai është një njeri që nuk e di se nga është.

Problemi i tij është se ai është politikan i dobët. Kushdo që ia sheh sondazhet, pyetja: cila është karakteristika e Lul Bravës: Lider i dobët, nuk është lider me një fjalë. Pra Naim, me një njeri me të cilin PD shkoi nga humbja në humbje, po i harrojmë të tjerat, një njeri që nuk e çoi PD-në njëherë në fitore, prapë do shkosh pas tij?

Ftoj demokratët e Dibrës të bashkohen të gjithë: asnjë votë kandidatit të Lul Bravës. Çdo votë për të është humbje për PD-në. Logoja e vërtetë e jona është Shtëpia e Lirisë. Duhet të falënderoj aleatët e mi që janë sot këtu. Shpreh bindjen e thellë se së bashkë me aleatët do shënojmë një fitore të shkëlqyer në Dibër dhe në bashkitë e tjera. Revolucioni ynë nuk ndalet. Ne do ecim të sigurt drejt përmbytjes të këtij shteti të bazuar te krimi, vjedhja dhe korrupsioni. Ne do rikthejmë në pushtet PD-në dhe opozitën e vërtetë shqiptare,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here