‘Përgjimet që do trondisin narkoshtetin’/ Çfarë ka zbuluar aplikacioni SKY ECC

0
217

Para pak ditësh, një mega-operacion kundër mafias shqiptare u krye në disa shtete evropiane.

Përmasat e operacionit ishin të papara ndonjëherë. Edhe këtë herë, mafia shqiptare u godit pasi u zbuluan përgjimet e tyre në miliona komunikime telefonike.

Sot në Kuvendin e Shqipërisë, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u ndal dy herë te kjo çështje. Duke iu përgjigjur socialistit Taulant Balla, ai tha se në këto përgjime kanë dalë emra zyrtarësh të lartë shqiptarë.

Berisha tha se këto përgjime do tronditin narko-shtetin. Edhe jashtë Kuvendit, duke folur për gazetarët, Berisha tha se ky është një zhvillim pozitiv në luftën kundër narkoshtetit.

“Pas një hetimi të fundit të kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë dhe të tjera, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen si në një tërmet. Ju garantoj se nga ato përgjime ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish dhe shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtetit. U bëj thirrje këtyre agjencive për një hetim të pavarur.

Sikundër i bëj thirrje Antimafias Italiane, që në një akt mbështetje dhe ndihme kundër bashkëpunimit transadriatik të mafias, të hetojë me gjithë potencialet e saj, aferën e inceneratorëve në Shqipëri, në të cilën koka e Meduzës është Edi Rama. Por Sekretari i Përgjithshëm i kësaj afere mafioze është Don Agaçio. Shqiptarët do vlerësonin me shumë mirënjohje nëse Antimafia Italiane heton këtë çështje, që është më të dhimbshmet dhe më të mëdha të korrupsionit, por që e theksoj sërish se është nënfish i aferës së Portit të Durrësit, që shkon minimumi 4 miliardë dollarë të kompanisë offshore Rama-Basha,” tha Berisha, duke paralajmëruar protesta masive për këto dy afera.

I pyetur nga gazetari Muhamet Veliu se për çfarë aplikacioni bëhet fjalë, Berisha tha se është SKY ECC. Veliu tha se ky aplikacion nuk përdoret më, por në fakt mediat belge lajmëruan që në fillim se operacioni është bazuar te dekodimi i mesazheve në SKY ECC.

Më tej, Berisha bëri edhe një batutë me gazetarin, të cilit i tha se nëse e ka numrin e telefonit të Ramës, t’i dërgonte faksimilen që tregon se është i zhytur në aferën e inceneratorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here