Basha: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me platformën anti-mafia

0
128

Intervista ne abcnews, ne emisionin “Log” 

 

Lulzim Basha: Trau. Po, po trau do të hiqet. Do të hiqet trau i rrugës së kombit.
Esjona Konomi: Me çfarë kosto, me çfarë fature zoti Basha?
Endri Xhafo: Kush do ti paguajë paratë e koncesionit?
Lulzim Basha: Me platformën Anti-Mafja që po ta projektoni aty dhe më vjen mirë…
Esjona Konomi:: E kemi lexuar shumë mirë.
Fatos Hakorja: Mendon që ka vepër penale që do ta kali ligji Anti-Mafja në këtë koncesion?
Lulzim Basha: Po, po. Nnëse ju mendoni që këtë qeveri do ta dominoj mafia, unë ju them jo nuk do ta domino mafia.
Fatos Hakorja: Kush janë mafia në këtë rast?
Lulzim Basha: Mafja janë që ligjin, kushtetutën, parlamentin, qeverinë, vendimmarrjen ja nënshtrojnë përfitimit të tyre personal. Mund të jene politikan, mund të jenë biznesmen, mund të jenë anëtar të krimit të organizuar që merren me paratë e pista.
Endri Xhafo: Trau është Kastrati..
Esjona Konomi: Trau është kontratë?
Lulzim Basha: Trau është Kastrati, është Salillari, është Edi Rama. Ju mund të doni të bëjmë..
Endri Xhafo: Jo nuk dua të bëj sinqerisht.
Lulzim Basha: të bëj prokurorin këtu por unë këtu si kryetar i opozitës. Trau do të hiqet, teatri po kështu ka kontratat do shkojnë para drejtësisë, para asnjë prej këtyre nuk do të qëndroj janë pjesë e propagandës qeveritare. Asnjë opozitë në Ballkan nuk ka bërë betejën që ka bërë opozita ime. Asnjë kryetar opozite në Ballkan nuk ka marrë vendimin që kam marrë unë për t’u përballur me një autokraci në rritje. Dhe ndaj kësaj Edi Rama nuk ka absolutisht asgjë për të thënë përveçse për të përhapur helmin e propagandës që ne i lëmë kauzat në gjysëm kur në fakt është ai i cili ka çuar drejt shkatërrimit arbitrar tek Astiri dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi penale kur të vijë dita. Është ai që ka prishur teatrin në kohë pandemie. Do të mbajë përgjegjësi penale. Është firma e tij tek trau dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi. Do të mbajë përgjegjësi për të treja. Për këtë natyrisht duhet që kësaj padrejtësie t’i vihet një fre siç do t’i vihet fre me 25 prill. Pas kësaj të treja këto kontrata, të treja këto zotime do të marrin jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here