Deputeti ukrainas: Biden përhapës i panikut

0
102

Deputeti ukrainas Partisë Opozitare për Jetën, Illja Vollodimiroviç Kiva i ka bërë thirrje shërbimeve sekrete të vendit që të ekzekutojnë presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden.

Sipas ligjvënësit të partisë euroskeptike, presidenti Biden është provokatori dhe autori kryesor i lajmeve për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Sipas tij, deklaratat e kreut të shtetit amerikan përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe sigurinë e Ukrainës.

Deputeti shkruan në llogarinë e tij në Telegram se Shërbimet Sekrete të Ukrainës duhet të planifikojnë neutralizimin, ose nëse është e mundur eliminimin e plotë të mbjellësit kryesor të panikut dhe provokatorit të luftës, duke iu referuar presidentit Biden.

Ligjvënësi i partisë së krahut të djathtë tha ndër të tjera se shpresonte se qëllimi i ftesës së presidentit ukrainas kundrejt Biden për të vizituar Kievin do të ishte për ekzekutimin e tij, të cilën e quajti çlirim nga kolonizimi dhe skllavërimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here