Berisha në Rrogozhinë: Rëndësia e këtyre zgjedhjeve është kombëtare

0
144

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, prezantoi në Rrogozhinë kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Hekuran Xhani.

Berisha tha se këto zgjedhje kanë rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare.

“Ta shndërrojmë këtë fushatë në fushatën e mbjelljes së shpresës. Ndaj të bashkohemi në këtë fushatë, së bashku, për t’i dhënë Shqipërisë shpresën e një fitoreje të thellë, e triumfit të opozitës së vërtetë, triumfit të votës së lirë.

Këto zgjedhje në 6 bashki, vërtet janë zgjedhje vendore, vërtet zhvillohen në një pjesë të vendit, por rëndësia e tyre është kombëtare, e jashtëzakonshme.

Me këto zgjedhje, qytetarët firmosin kthesën e madhe, firmosin shpresën e madhe, firmosin ndryshimin jetik për të ardhmen tonë.

Në rast se ndaleni për një moment dhe përfytyroni Rrogozhinën, komunat, plazhin, ju gjeni këtu një mrekulli të vërtetë natyrore. Ju gjeni këtu njerëzit më punëtorë, të virtytshëm, ju gjeni këtu plazhet më të bukura të gjithë Adriatikut, tokat më pjellore të Shqipërisë.

E megjithatë Rrogozhina braktiset dhe vazhdon të braktiset si e gjithë Shqipëria. Kjo nuk vjen se ne nuk kemi dashuri dhe mall për shtëpinë dhe trojet tona. Aspak. Por nuk përballen dot me jetën e përditshme dhe me varfërinë ku i zhyt çdo ditë një regjim plaçkitës dhe arrogant, që nuk do t’ia dojë për hallet e shqiptarëve,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here