Shpërthimi i tretë brenda natës/ Ja ku plas tritoli…

0
175

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:40 në Burrel. Sipas Policisë, një sasi e konsiderueshme tritoli ishte vënë në magazinën e miellit në pronësi të biznesmenit M.S. 55 vjeç.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Mësohet se hyrja e magazinës është dëmtuar nga plasja e tritolit. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit si dhe ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen. Ky është shpërthimi i tretë që ndodh këtë të shtunë.

Më herët një makinë shpërtheu në ecje në Fier, ngjarje ku mbeti i plagosur një 34 vjeçar. Ndërkohë në Vaqarr shpërtheu një autobot që furnizonte me gaz një karburant. Në këtë ngjarje u plagosën pesë persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here