Kuvendi miratoi zgjatjen e afateve të Vettingut, Kryemadhi: Reforma në drejtësi ka pasur devijime të theksuara

0
92

Kryetarja e LSI Monika kryemadhi në emisionin “Frontline” në “News24” u shpreh se vendimi për zgjatjen e afateve të Vettingut sipas saj nuk i ka vendosur pikat mbi i, për reformën në Drejtësi.

Kryemadhi gjithashtu shtoi se shqiptarëve duhet t’i kthehet drejtësia e vonuar.

“Nuk mendoj që zgjatja e Vetingut ka vendosur pikat mbi i , mbi reformën në drejtësi. Dua të theksoj se Reforma e drejtësisë e votuar në korrik të 2019 dhe 7 ligjet që u kaluar krijonin mekanizmin zhbllokues për të vazhduar këtë proces, pavarësisht se ritmet ka qenë shumë të vogla. Çështja e strukturës së Vetingut ishte thjesht një marrëveshje e zgjatur për ta bërë publike, ne sot e dimë që reforma në drejtësi ka pasur devijime të theksuara. Ne duhet të jemi të shqetësuar për t’i sjellë shqiptarëve një drejtësi të vonuar. Metodologjia e shantazhit për të marrë një votë të cunguar nuk i shërben drejtësisë”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here