Studentja dhe kordinatorja për forumin: Jam patriote, Basha nuk ka zgjedhur të ardhmen e Shqipërisë.

0
307

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka prezantuar në Lushnje kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit, Elton Bano.

Në këtë takim të zhvilluar me qytetarët, fjalën e mori edhe Gersa Rrudha, studente, koordinatore per Forumin ne shtab.

Unë jam e re me ideal, vlera , pasion për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Jam patriote me zjarrin e krenarisë, shqiptare me sovranitetin e lashtë dhe të bukur të këtij vendi.

Edhe unë jam trashëgimëtare e  këtyre brezave të arta shqiptare por jam dhe prova më e mirë, se si, aktivizimi derë më derë me pasion dhe besnikëri, u shpërdorua dhe u degradua në tradhëti, gaz lotësjellës, nga ana e Bashës dhe atij grushti shokësh që ju ka ngelur.

Unë jam prova e gjallë, më e vërtete si aktiviste e palodhur e fashutave të partisë Demokratike që mund të them me plot zërin se: ” Jo, ju Lulzim Basha nuk e keni zgjedhur të ardhmen e Shqipërisë.”

Përkundrazi, në emrin e sakrificave të mia, familjes time po ashtu të shumë shtetasve shqiptarë, të akuzoj se na ke përdorur për interesat e tua dhe të familjes tënd”, u shpreh koordinatorja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here