Basha i largoi me një të rënë të lapsit/ Berisha rikthen në terren Imamin, Mimën, Turkun dhe Tafajn

0
131

Që nga dita që nisi Foltoren e deri më sot Sali Berisha ka vërtetuar në sytë e publikut se ai ka mbështetjen masive të demokratëve. Ndërsa flasim më shumë se 10 deputetë të grupit parlamentar demokrat mbështesin Komisionin e Rithemelimit, ndërsa nga votimet në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe në referendumin e shkarkimit të Bashës në 18 dhjetor, u kuptua se shumica e demokratëve kërkojnë Berishën si prijës të tyre në përballjen me Ramën.

 

Por Berisha nuk është ndalur me kaq. Ashtu sic bëri edhe në 2005-ën ku bashkoi PD-në me të gjitha fraksionet e saj, edhe tani ai po rikthen në parti të gjithë kontribuesit historikë të saj që u larguan me një të rënë të lapsit nga Basha.

 

Kështu ditën e sotme mësohet se  Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë ftuar të kontribuojnë në fushatë të gjithë ish-funksionarët e PD për të qenë të pozicionuar në të 6 bashkitë. Në listën e funksionarëve të mandatuar nga Komisioni i Rithemelimit në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje, Vorë dhe Rrogozhine, bie në sy një rikthim aktiv në politik si koordinator qarku i Arben Imamit. Ai do ta ushtroje postin në qarkun e Shkodrës. Ish-ministri gjatë qeverisjes Berisha do të koordinojë punën mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe përfaqësuesve lokalë për kandidatin Bardh Spahia.

 

Edhe Florion Mima është rikthyer aktiv në politikë, përmes angazhimit në zgjedhje në mbështetje të kandidatit të Komisionit në Durrës, Ardian Muka.

 

Në Dibër, ish-ministri i Arsimit gjatë qeverisjes së Berishës, Myqerem Tafaj do të jetë pjesë e grupit të punës që do të mbështes kandidatin Premtim Kryemadhi.Ndërkohë që ish-nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku do të mbështesë kandidatin e Komisionit të Rithemelimit në bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani.

 

Me sa duket Berisha po kerkon ta rikthejë edhe një herë të djathtë si superfuqi politike në vend dhe për këtë ka recetën e suksesshme; bashkimin e vlerave dhe kontribuesve historikë të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here