Presidenca denoncon në Gjykatë: Falsifikim me urgjencë i provave

0
188

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kjo është seanca e tretë që zhvillon kushtetuesja për këtë çështje.

Në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është shprehur se “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve. Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”, ndërsa këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij, u sollën me urgjencë.
“Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. S’u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtetësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por Kuvendi s’mund të ndërhyjë te prova, te vërtetësia e saj, ky eshte falsifikim”, ka thene Dervishaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here