Arratisja spektakolare e shqiptarëve të rrezikshëm nga burgu grek, sekuestrohet kamionçina që u larguan. Zbulohet identiteti i njërit prej tyre

0
81

Policia greke ka gjetur autmjetin me të cilin u larguan pesë të dënuarit shqiptarë pas arratisjes nga burgu i Chanias. Komionçina që shihni në foto është përdorur nga shqiptarët për tu larguar nga paraburgimi i komisariatit.

Fillimisht ata sharruan me limë kangjellat e burgut dhe më pas shkallmuan murin me forcë, duke mundur të dalin jashtë ambienteve të komisariatit.

Është bërë i ditur identiteti i vetëm njërit prej të dënuarve, i cili është një shtetas me origjinë nga Dropulli dhe me inicialet O.P., 43-vjeç.

Kujtojmë se të arratisurit janë persona me rrezikshmëri të lartë, të dënuar për vepra penale të rënda.

Njëri prej tyre rezulton i dënuar me tre burgime të përjetshme për tre vrasje.

Ndërkohë që personat e tjerë janë të ndaluar për vjedhje, vrasje, trafik droge dhe krime të tjera të rënda.

Ata mbërritën në Chania mëngjesin e së shtunës për t’u transferuar në burgun e Chanias. Në pritje të transferimit për në burgun rural, pesë shqiptarët mundën të finalizojnë arratisjen mëngjesin e të hënës.

Të dënuarit që transferohen ne burgje rurale si ai i Agias, janë persona qe kane kryer 8 vite burg në rast dënimi me burgim të përjetshëm, “Isovia”, ose ata që kanë kryer 1/5, për dënime mbi 10 vjet.

Gjithashtu nevojitet që të ketë marrë të paktën një herë leje nga burgu dhe të jetë kthyer, si dhe të ketë pasur sjellje të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here