Ylli Rakipi: Akuzat ndaj Bashës janë gënjeshtra, Ramës po i mbarojnë edhe sajesat

0
117

Gazetari Ylli Rakipi ishte i ftuari në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV. Ai i quajti  akuzat që po i bëhen kreut të opozitës, Lulzim Bashatë turpshme nga Edi Rama dhe televizionet që janë pranë tij. Sipas tij, këto akuza janë lajme të rreme. Rakipi tha se Ramës po i mbarojnë edhe sajimet.

“Ky është një fake news. Unë shikoja gazetarë, që kanë ndenjur në Perëndim dhe thoshin që këto i ka thënë Ëikipedia. E kupton sa serioz është ky gazetar?

Kjo është të bësh punën e të gjithë atyre që fshihen pas këtij inskenimi ndaj UÇK-së. Është kaq e trashë kjo histori sa është e turpshme. Kjo është aq qesharake sa tregon se Edi Ramës po i mbarojnë edhe bateritë e këtyre sajimeve që po i hedh medias të merren me kotësi.

Ky është një fake news. Ky është një kryeministër që gjoja lufton lajmin e rremë dhe fabrikon lajme të rrema nga mëngjesi deri në darkë.

Regjimet në thelbin e tyre kanë manipulimin. Opozitës i bie një detyrë që të jetë shumë e aftë për të goditur këtë manipulim. Kjo qeveri manipulon jo vetëm mediat, por edhe ndërkombëtarët për një pjesë të rëndësishme të problematikave në Shqipëri.

Kësaj qeverie dhe zotit Rama i kanë mbaruar sajimet, se argumente nuk ka pasur me kohë,” tha Rakipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here