Kandidadti i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Durrës: E kanë përdorur qytetin për interesa mafioze

0
104

Ardian Muka është kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Berisha bëri prezantimin e  tij në Sukth. Zoti Muka u zotua për një bashki që bashkon dhe është e hapur për çdo qytetar dhe biznes, për një bashki që punon për Durrësin dhe jo për kryeminstrin në Tiranë.

MukaSot po fillojmë një rrugëtim, një mision, një garë elektorale. Sot pushteti na sheh ne nga lart poshtë. Ata që dikur e morën pushtetin, e bënë pronë të së keqes në Durrës. Daullet, bravat janë e shkuara e cila flet për një të ardhme imagjinare. Nëse të gjithëve na premtojnë të ardhme, atëherë kush do ta jetojë të tashmen. Fëmijët tanë po emigrojnë sepse nuk po shohin një ditë të bardhë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shmangemi realitetit, do kujdesemi që askush mos ndihet nesër i përjashtuar nga vendimmarrja.

Ne që kemi vite që mbetëm viktima të një pushteti jo politik, ne që mbetëm viktima të një pushteti jo politik, sot duhet të ngrihemi të gjitha bashkë për të rimarrë qytetin tonë, të marrim në dorë fatet tona, të largojmë nga bashkia ata që sundojnë me fjalë të pafajshme, me fjalë të mosangazhimit, me fjalë të shoqërisë, por që në fakt ne na sundojnë. E kanë përdorur qytetin për interesat e tyre mafioze. E kanë kthyer qytetin në shërbim të pushtetit në Tiranë. Ky qytet është një monument dashurie dhe ky qytet do jetojë. Unë sot thërras poshtë pushteti dhe roftë qyteti. Bashkohuni ta bëjmë bashkë qytetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here